Grida Duma: Nuk po vlerësohem nga Basha, duhet të shpërblehem!

Deputetja e PD-së Grida Duma e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës24 foli për protestën që pritet të mbahet në 27 Janar dhe gjendjen aktuale të Partisë Demokratike.

Përsa i përket situatës aktuale brenda PD-së, Duma është shprehur se partia ka nevojë për përmirësime dhe disa gjëra duhet të bëhen më mirë.

Sakaq, e pyetur nga gazetarja se sa e vlerësuar ndjehet nga kreu i PD-së, Grida Duma tha se nuk është nevoja të vlerësohet nga Basha por nga Partia dhe kontributi që jep.

“Ka nevojë për përmirësim nga vetë zoti Basha, është përgjegjësia e tij. Duhet të çojmë vështrimin atje ku kemi asetin, fillon tek anëtari, simpatizanti, tek ata që kanë mbajtur peshën e fushatës. Sot më shumë se dje, një kontratë me rregulla të qarta loje për anëtarin e PD-së është e domosdoshme. Kur them rregulla të qarta loje nënkupton se kush punon duhet të shpërblehet dhe të aftët të motivohen”- është shprehur deputetja e PD-së.

More in AKTUALITET, LAJME
Basha i bën thirrje Edi Ramës: Koha jote ka mbaruar!

Kryetari i Partisë Demokratike, pas takimit në Vlorë, me anë të një statusi në Facebook, i kujton Kryeministrit Edi Rama...

Close