Aksident në Sarandë, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Dy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, në një aksident të regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turizëm-Kanali i Cukës, tek ish-Turizmi, ku automjeti në të cilin udhëtonin shtetasit A.K dhe M.G ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjer. Drejtuesi i mjetit është bllokuar në makinë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e tij.

More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ Në Itali plas debati: Vërtet duhet të shkojmë në Shqipëri?

Emisioni i fundit i programit “Dalla vostra parte” (Nga anët tuaja) i transmetuar në 10 janar në TG4 u është...

Close