A mundet Apple të na shpëtojë nga vetja jonë?

Ironikisht, shumë drejtues të Silicon Valley duket se i kuptojnë rreziqet potenciale më mirë se pjesa tjetër e jona. Steve Jobs nuk i lejonte fëmijët e tij të përdorin iPad, dhe ai i tha gazetarit të New York Times, Nick Bilton në vitin 2010, se ai e kufizonte teknologjinë që fëmijët e tij përdornin në shtëpi. Evan Williams, themeluesi i Twitter dhe Medium, nuk pranonte t’u jepte djemve të tij një iPad. Në librin e tij të ri “Irresistible”, profesori dhe autori Adam Alter, thotë: “Duket sikur njerëzit që prodhojnë produkte të teknologjisë po ndjekin rregullat themelore të shpërndarësve të drogës: Kurrë mos u drogoni me produktin tuaj”

Ne kemi një problem të varësisë nga smartphone. Rreth 77 përqind e të rriturve amerikanë tani kanë një smartphone, nga 35 përqind që ishin në vitin 2011, dhe shumë prej atyre përdoruesve i kontrollojnë telefonat e tyre të paktën 80 herë në ditë. “Nomofobia” – frika e lidhur me humbjen e kontaktit me celularin – prek një pjesë të konsiderueshme të përdoruesve të smartphone-ve, sipas sondazheve të fundit.

Problemi është më i rëndë tek të rinjtë. Mosha mesatare e blerjes së një smartphone është tani 10 vjeç – dhe teksa kjo moshë mesatare ulet, pasojat shtohen.

Në përgjigje të këtij trendi, dy aksionerë të mëdhenj të Apple – fondi i pensioneve të Kalifornisë në Kaliforni, CalSTRS dhe grupi investues JANA Partners – po i kërkojnë Apple të ndërtojë parametra për fëmijë dhe të rinj në produktet e saj. Në një letër të hapur dërguar bordit, ata argumentojnë se nuk ka kuptim që t’i japin një fëmije apo adoleshenti, “të njëjtin telefon si një 40-vjeçari”:

Adoleshenti mesatar amerikan i cili përdor një smartphone e merr telefonin e parë në moshën 10 vjeçare dhe shpenzon mbi 4.5 orë në ditë (duke përjashtuar tekste dhe biseda). 78% e adoleshentëve kontrollojnë telefonat e tyre të paktën një orë dhe 50% raportojnë se janë ndier “të varur” nga telefonat e tyre. Do të ishte marrëzi të thuhej, se ky nivel i përdorimit, nga fëmijët truri i të cilëve ende po zhvillohet, nuk ka të paktën ndonjë ndikim, apo që krijuesi i një produkti të tillë të fuqishëm nuk ka asnjë rol, për të ndihmuar prindërit që të sigurohen se produkti është duke u përdorur në mënyrë optimale. [JANA Partners]

Natyrisht, një përfshirje dhe shqetësim i tillë nga ana e Apple do të ishte ideal. Në një botë të përsosur, Apple (ashtu si dhe gjigandët e tjerë të teknologjisë, si Facebook dhe Google) do të merrnin përgjegjësinë për natyrën e rrezikshme të varësisë së teknologjive të tyre. Por a është ky një rast në të cilin mund të kërkojmë standarde më të larta nga gjigandët e industrisë si Apple? A mund t’u kërkojmë atyre, që praktikisht të na shpëtojnë nga vetja? Apo është kjo e ngjashme me kërkesën që McDonald’s të ofrojë vetëm pula organike në paketat për fëmijë?

Shumë shpesh, përdoruesit e smartphone-ve harrojnë se bota virtuale që u paraqitet atyre përmes pajisjeve të tyre, është një territor i ri dhe relativisht i panjohur; shumica prej nesh jemi rritur pa këto pajisje në shtëpitë tona. Brezi “iGen” (i quajtur kështu nga Jean Twenge në librin e saj të ri për të rinjtë dhe teknologjinë) është grupi i parë që rritet me një teknologji të tillë. Dhe tani që po shohim ndikimin që ka në jetën e tyre emocionale, intelektuale dhe fizike, ne duhet t’i përshtasim zakonet dhe praktikat tona, në përputhje me rrethanat. Ne duhet të jemi po aq të kujdesshëm për rreziqet e teknologjisë, sa jemi të vetëdijshëm për dhuratat e shumta të saj.

Ironikisht, shumë drejtues të Silicon Valley duket se i kuptojnë rreziqet potenciale më mirë se pjesa tjetër e jona. Steve Jobs nuk i lejonte fëmijët e tij të përdorin iPad, dhe ai i tha gazetarit të New York Times, Nick Bilton në vitin 2010, se ai e kufizonte teknologjinë që fëmijët e tij përdornin në shtëpi. Evan Wëilliams, themeluesi i Twitter dhe Medium, nuk pranonte t’u jepte djemve të tij një iPad. Në librin e tij të ri Irresistible, profesori dhe autori Adam Alter, thotë: “Duket sikur njerëzit që prodhojnë produkte të teknologjisë po ndjekin rregullat themelore të shpërndarësve të drogës: Kurrë mos u drogoni me produktin tuaj”.

Por sigurisht, gjigandët e teknologjisë zakonisht nuk e ndajnë këtë kujdes me ne të tjerët. Apple Store shet një numër aplikacionesh të dizajnuara për të vegjël dhe bebe; pajisjet si Apple Watch na inkurajojnë që të jemi vazhdimisht të lidhur. Ndërsa televizorët tani janë të pajisur shpesh me kontrollet prindërore, ne ende nuk kemi parë tipare të ngjashme të inkorporuara në pajisjet tona celulare. T’i kërkosh Apple për të ndihmuar fëmijët dhe të rriturit të largohen nga produktet e tyre – ose, më mirë akoma, për të parandaluar që ata të bëhen të varur nga smartphone – është si t’i kërkosh Chick-fil-a që të bëjë patatet më pak të shijshme, me qëllim që klientët t’i blejnë më pak. Kjo nuk duket si një gjë e mirë për biznesin – përveç nëse Apple ndoshta konsideron përfitimet afatgjata të kultivimit të besimit dhe besnikërisë së konsumatorëve-prindër, të sotëm dhe të ardhshëm.

Tensioni midis standardeve më të mëdha të një kompanie dhe konsideratave etike, si dhe aftësia e tyre për të përfituar nëpërmjet varësisë dhe pangopshmërisë tonë, gjithmonë do të jetë në konflikt. Kompanitë më të mira janë të vetëdijshme për këtë tension, dhe përpiqen të marrin në konsideratë më shumë se fitimin, në vendosjen e objektivave dhe aspiratave të tyre. Por asnjë biznes nuk do të shërbejë kurrë si engjëll mbrojtës, duke kërkuar më shumë nga ne, sesa ne kërkojmë nga vetja. Për këtë arsye, ndërsa duhet të kërkojmë standarde më të larta dhe ndërgjegje nga kompanitë e shquara të teknologjisë, ne duhet të shikojmë në shtëpitë tona për të luftuar ndikimin e përhapur të smartphone-ve.

Sherry Turkle ofron shumë ide për luftimin e obsesionit teknologjik në librin e saj “Reclaiming Conversation”, ashtu si edhe Alter në librin “Irresistible”. Të dy autorët rekomandojnë nxjerrjen dhe përcaktimin e hapësirave fizike – Turkle i quan ato “hapësira të shenjta” – në të cilat pajisjet teknologjike nuk duhet të jenë. Hulumtimi i Turkle tregon që thjesht prania e një smartphone mund të pengojë në mënyrë të nënkuptuar bisedën dhe lidhjen – gjë që e shtyn atë të sugjerojë që ne të fshehim pajisjet tona në klasë, në tryezën e ngrënies, apo kur pijmë kafe me një mikeshë.

Masa të tilla nuk janë vetëm për dobinë tonë – ato ndihmojnë edhe për të inkurajuar ata që janë rrotull nesh. Brezi iGen për të cilin shkruan Twenge, për të cilin janë të shqetësuar investitorët e Apple, ka nevojë për ndikimin dhe kujdesin e prindërve, mësuesve dhe bashkëmoshatarëve, për të lënë pas këto zakone dhe vendosur ritme të reja ditore. Apple mund të jetë në gjendje të ndihmojë, nëse do. Por në fund, përgjegjësit e vërtetë jemi vetë ne. / The Week – Bota.al

Të ngjashme

More in LAJME, Magazine
Jo vetëm kërcënime bërthamore. Koreja e Veriut, gati një ushtri vajzash për Olimpiadën dimërore

Përtej kërcënimeve bërthamore, regjimi i Penianit do të pushtojë Korenë e Jugut me një armë tjetër të famshme: bukurinë e...

Close