Dalin detajet e shpërthimit me tritol në Pogradec/FOTO

Mëngjesin e sotëm, një shpërthim me eksploziv tronditi Volorekën në Pogradec ku u hodh në erë varka e një peshkatari.

Ngjarja vuri në lëvizje edhe Tiranën pasi nga kryeqyteti u nisën forcat xheniere për t’u ardhur në ndihmë kolëgeve në Pogradec. Newsbomb.al mëson se në qendër të sulmit ishte shtetasi Renato Kadilli, rreth 35 vjeç i cili ka një biznes të vogël peshku në rrugën që të çon për në fshatin Guras.

Policia nga ana tjetër bëri me dije se sot, më datë  10.01.2018, rreth orës 07:00,ka  marrë njoftim se në Volorekë, në një varkë në anë të rrugës, pronë e shtetasit R.K, është vendosur lëndë shpërthyese. Nga të dhënat e para rezultoi se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit.

Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet proceduriale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Policia bën me dije se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

nga.jpg

ng1.jpgnga2.jpg

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Deputeti i PS-së, në garë për kreun e FSHF-së, nesër zyrtarizon kandidaturën

Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste, pritet të shpallë nesër zyrtarisht kandidaturën për postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Close