Çmenduri në Pogradec, qentë helmohen e lihen në rrugë

Pamje apak të këndshme vijnë nga qyteti i Pogradecit. Ato i sjell përmes fotove, gazetari Andrea Danglli. Bashkia e këtij qyteti ka vendosur të eliminojë qentë e rrugës përmes ushqimeve të helmuara.

Postimi i gazetarit:

Nuk është luftë, as epidemi dhe as ndonjë fushatë kundër endacakëve!

Nuk bëhet fjalë për këto, por për skizofreninë e një institucioni të tërë i cili për të zhdukur qentë pa zot, ka zgjedhur rrugën më të shkurtër dhe më ç’njerëzoren.

Thjesht dhe pagjurmë, disa proshuta të helmosura nëpër qytet dhe pastaj veç kufoma kafshësh të shtrira dhe të dekompozuara.

Nuk jemi as në Kandahar dhe as në ndonjë zonë të thellë. Ndodhemi në Pogradecin e bukur që me këtë pamje nuk të frymëzon por të fut frikën për të mos e vizituar më kurrë.

Të gjitha kafshët e gjendura rrotull për dy ditë rrjesht në hapësirën e qytetit ngordhën, duke lënë veç qenin e bronxtë të Lasgushit me poetin që do thurrte një elegji për këtë pamje.

Kjo është barbari, ata që e kanë bërë këtë janë barbarë ku as kafsha kafshës nuk ja bën këtë gjë.

Disa do thonë se po vriten njerëz dhe jo më kafshë por ky nuk është argument për të shfarosur kafshët që natyra ka sjellë. Ka forma të tjera për t’i rehabilituar apo izoluar për të mos sulmuar kalimtarët.

Turp, mëkat, çmenduri… shtojeni vetë emërtimin!

Shihni këto foto

More in AKTUALITET, LAJME
Dalin detajet e shpërthimit me tritol në Pogradec/FOTO

Mëngjesin e sotëm, një shpërthim me eksploziv tronditi Volorekën në Pogradec ku u hodh në erë varka e një peshkatari....

Close