Kandidatja për kryeprokurore, e akuzuar për korrupsion

Kandidatja e fundit në listë që synon postin e kryeprokurorit të përkohshëm, Ermira Tafani ka bërë xhiron në media në janar, kur u përfshi në një skemë korruptive për t’i dhënë një personi dënimin minimal në këmbim të parave.

Denoncimin e bëri emisioni Stop. Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro mori përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit personin në paraburgim, Kristjan Leka.

Ndërsa prokurorja Ermira Tafani, ka kërkuar 1500 euro për mbylljen e çështjes gjyqësore. Prokurorja e Gjykatës së Elbasanit, në bashkëpunim me gjyqtaren dhe një tjetër prokuror kanë marrë ryshfet për lirimin e të riut të akuzuar për tri vepra penale.

More in AKTUALITET, LAJME
Meta-Orlando: Konsensus politik, për implementimin e reformës në drejtësi

Presidenti i Republikës, . Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë, Ministrin e Drejtësisë së Republikës Italiane, zotin...

Close