Ish Ministrja Thomai: Në komunizëm kishte më shumë reshje, por nuk përmbyteshim

E ftuar ekskluzive në emisionin “Të Paekspozuarit”, Themie Thomai, ish Ministre e Bujqësisë përgjatë viteve 1976-1989, sqaroi arsyet se përse nuk kishte përmbytje gjatë kohës së regjimit komunist.

Themie Thomai: Reshjet ateherë binin më shumë se sot, nuk përmbyteshim sepse funksionte rrjeti kullues i kontrolluar i tëri, hidrovoret funksionin në mënyrë të përsosur, kolektori i madh pastrohej vit për vit, ishte si një lum, por ishte kolektor. Nëse nuk pastrohet ai nuk ka kullim. Në fund të çdo gushti, cdo hidrovor merrnin në dorëzim ngarkesën e plotë, kontrolloheshin të gjitha digat. Në diga nuk shkelnin as këmbët e bagëtive, cdo gjë përfundonte në fund të gushtit, çdo pastrim kanali etj. Ne duhet të ishim në gadishmëri, kanali i ujrave të larta, pritat malore etj. Të gjitha këto bënin rrjetin kullues.

Ish Ministrja e Bujqësisë, kujtoi edhe një nga përmbytjet më të rënda të historisë së Shqipërisë, përgjatë shekullit të kaluar.

Thomai: Përmbytja më e madhe ka qënë në Hoxharë, që kanë rënë 300 mlm shi në 24 orë. Sistemi kishte llogarit të binte shi 60 mlm shi. Kjo përmbytje erdhi deri në Kolonjë të Lushnjes, u studiua më vonë, u ribënë veprat e artit dhe më nuk u përmbyt. U përmbyt tokat sepse ishin të kripura./TPZ.AL/

VIDEO:

More in KRYESORE, LAJME, VIDEO
Njëkohësisht nënkomisar policie dhe trafikant droge. Përgjimet që fundosën Lelajn

Nënkomisari i Policisë së Fierit,  Festim Lelaj, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për trafik droge,...

Close