Nëntë ura të dëmtuara në Dropull dhe Përmet, miliarda lekë dëme nga përmbytjet

Pesë ura të shembura në Bashkinë e Dropullit dhe katër në atë të Përmetit.

Ky është bilanci i përmbytjeve në këto dy bashki, sipas deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu, pas takimeve që ai pati sot me dy kryetarët e Bashkive, Dropull dhe Përmet, Arqiele Deçka dhe Niko Shupuli.

Janë disa milarda lekë dëme deri tani.

STATUSI I SHEHUT NË FACEBOOK

“Ne qendrimin sot ne Dropull dhe ne takimin me Kryetarin e Bashkise Z. Arqile Decka e drejtues te tjere te saj, u njoha me demet e medha te krijuara ne kete Bashki, vecanerisht ne komunikimin me fshatrat e Dropullit te Siperme.

Jane shembur 5 ura dhe demtuar kilometra rruge qe kane izoluar teresisht reth 400 familje te asaj zone.

I vetmi komunikim i mbetur per ata eshte ai me Greqine.

Demi llogaritet ne rreth një miliard leke te vjetra.

Ne Bashkine Permet, ne takimin qe pata me Kryetarin e Bashkise Z. Niko Shupuli informohem se ka demtime te kater urave pasarele mbi Vjose, qe lidhin me fshatrat Bual, Carcove e Siperme, Kutal, Zhepa etj. Qe neser keshtu pengohet edhe vajtja ne shkolle e femijeve te ketyre fshatrave.

Ka bllokime gjithashtu te fshtrave te Frasherit etj nga demtime serioze te rruges.

Demtimi i sistemit te pompimit te ujit te pijshem te Permetit, ka vene ne veshtiresi per kete furnizim esencial qytetin.

Po keshtu sistemi i ujit te pijeshem eshte demtuar edhe ne disa fshatra te tjere.

Kerkohen nderhyrje te shpejta e dinamike nga strukturat shteterore”.

Array
(
    [ids] => 30341,30342,30343,30344,30345
    [src] => Array
        (
        )

)