“Rakordimi” çon në pranga dy vjedhës nga Karpeni, sekuestrohen armë zjarri dhe çifte

Një operacion i përbashkët i komisariateve të Policisë Durrës dhe Shijak çuan në arrestimin e në flagrancë dy shtetasve, të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve.

Bëhet fjalë për H. B, 28 vjeç dhe E. B. 16 vjeç, që të dy banies në Karpen të Maminasit, dhe të dënuar më parë.

Policia bëri të ditur se ata janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z. , vjedhjes së servisit së shtetasit M.N. ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B.

NJOFTIMI I PLOTË

Operacion policor i koduar” Rakordimi”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës dhe Shijak.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve.

Sekuestrohen armë, municione luftarake, një automjet, fenelina policie dhe karta telefoni të kompanive të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune intensive dhe të mirëorganzuar kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar

“Rakordimi” duke vënë në pranga dy shtetas, si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • H. B, 28 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më parë për veprat penale” Plagosja”, “Armëbajtje pa leje”dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”.
  • E. B. 16 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më pare.

Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar rme prova shkencore dhe procedurale se shtetasit e mësipërm (vëllezër) janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z. , vjedhjes së servisit së shtetasit M.N. ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B.

Në momentin e kapjes së shtetasve të mësipërm si edhe gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 1 armë zjarri pistoletë tip “Ecol” , kal. 7.65 mm, së bashku me një kreher me 9 fishekë;
  • 1 armë gjahu tipi Shutgan ku brenda folesë së saj gjendeshin 4 fishekë;
  • 1 armë gjahu me grykë e cila kishte të stampuar PBERETTA;
  • 1 pushkë sportive;
  • 1 dorezë arme gjahu shutgan;
  • 169 fishekë kal.7.62 mm mod 56;
  • 1 automjet tip Benz CLK 230 kompresor së bashku me dokumentacionin dhe të instaluara një palë fenelina policie;
  • 6 palë targa;
  • sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E.Z. dhe M.N.
  • 1 palë dylbi;
  • 3 telefona Smartphone;
  • 11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare;
  • 1 kamer e markës JVC COMPACT VHC;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale“Vjedhja” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve”parashikuar në nenet 134, 25 , 278/2, 280 dhe 247 të Kodit Penal.

More in AKTUALITET, LAJME
Zbulohet autori i plagosjes së policit, njihet si “Gangsta i Parkut”

Daniel Manushi 23 vjeç  nga Tirana është autori i plagosjes së policit të komisariatit numër 1, Ermal Bregu. Ngjarja ndodhi...

Close