AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 17:58

Ze Maria: Ndeshjet fitohen duke dhënë shpirtin në fushë

Ze Maria: Ndeshjet fitohen duke dhënë shpirtin në fushë

Trajneri i Tiranës, braziliani Ze Maria, tha se ai dhe skuadra duhet të ndihen të turpëruar nga humbja me Bylisin në kryeqytet dhe se kjo nuk duhet të përsëritet me Apoloninë.

“Kemi humbur sepse nuk luajtëm të motivuar dhe nuk bëmë asgjë nga çfarë kishim përgatitur në stërvitje gjatë javës. Lojtarët e kanë kuptuar atë që ndodhi dhe e rëndësishme është qe u vjen turp për gabimet qe kanë bërë. Kemi diskutuar dhe e kemi analizuar humbjen me Bylisin. Nuk mund të lejoj me asnjë skuadër të na mundë në shtëpinë tonë. Këtu jam unë dhe këtu ligjin e bëj unë, ky duhet të jetë parimi për çdo futbollist kur zbret në fushë.

Ky klub, kjo fanellë që lojtarët mbajnë veshur nuk meriton ndeshje si ajo. Lojtarët e dinë që duhet të japin shpirtin në fushë. Për mua nuk ka rendësi ku luajmë dhe me kë kundërshtar luajmë. Është Apolonia, Partizani apo Skënderbeu unë lojtareve të mi do ti kërkoj të fitojnë gjithmonë, sepse luajnë në klubin me të titulluar në Shqipëri. Nuk kane alternativë tjetër, të fitojnë duke respektuar kundërshtarët”, - tha trajneri Ze Maria.