Arrestohet i forti i Cakranit, ishte i dënuar me 12 vjet burg për vrasje

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Kreshnik Nazeraj (Nazëraj), banues në Cakran të Fierit,  i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe”Armëmbajtje pa leje”.

Policia sqaroi se 34-vjeçari Nazeraj është kapur në ambientet e një pallati në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr.540 dt.10.11.2014 e ka dënuar 12 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje”dhe “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar në nenet 76 dhe  278/2 të Kodit Penal”.

Ngjarja për të cilën akuzohet 34 vjeçari ka ndodhur me dt.06.01.2014, në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorë, ku Nazeraj përballë një hoteli është konfliktuar dhe ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. B.  si dhe ka plagosur shtetasit K.B. dhe R.M.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.