Ja kush është Orest Sota, miliarderi me tri kompani! Detajet e tyre…

25-vjeç. Me 800 mijë euro në makinë. Me dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Një tjetër e gruas së deputetit të Partisë Socialiste.

Biznesmeni Orest Lefter Sota është shndërruar në gjahun e radhës së medias.

Deri diku një i panjohur. Por, tani për biznesmenin të gjithë po kërkojnë të dhëna.

Por, cili është biznesmeni Oresti Sota?

Portali Tpz.al bëri një kërkim në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (qkr.gov.al) dhe gjeti se, në emër të tij janë tri kompani të ndryshme.

“Eco Construction & Partners” me numër NIPT-i: L51416003T (Kërkimi, zbulimi dhe shfrytëzimi i mineraleve te dobishme dhe tregtimi i tyre brenda dhe jashtë vendit. Përdorim dhe tregtim i lendeve plasëse. Import eksport, tregtim me shumice e pakice te mallrave te ndryshme industriale, materiale te ndërtimit, etj.).

Është themeluar, më 6 shkurt 2015 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, më 16 shkurt 2015.  Ortak i vetëm është Orest Sota (100%). Administrator është Orest Sota (nga 22.01.2015 deri më 22.10.2020). Kur shikon historikun e kompanisë, mëson se ai më parë administrator ka qenë Magi Qarri. Por, më parë emri i kompanisë ka qenë Ikona Construction. Vendimi i përket datës 12.12.2016. Veprimi është tërësisht ligjor dhe i vlefshëm. Adresa: Vaqar, Lagjja e vjetër, truall, zona kadastrale 3712, nr.pasurie 300/91.

Projektet e fundit të kësaj kompanie përfshijnë rikonstruksionin e komisariatit numër gjashtë në Kombinat në dhjetor të vitit 2015 kohë kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri dhe një projekt tjetër në Kolonjë po në vitin 2015. Më poshtë, ish Ministri Saimir Tahiri, duke përuruar nisjen e punimeve për ndërtimin e Komisariatit nr. 6, nga kompania e Orest Sota.

“FORTIS BETON CO” me numri NIPT-i: L71912018R (Prodhime tregtim me shumice e pakice te materialeve te ndërtimit, inerte, parafabrikate, gure dhe transportin e tyre. Prodhim dhe tregtim betoni me shumice dhe pakice, transportin dhe hedhjen e tij ne objekte. Zbatim i punimeve te ndërtimit, etj).

Është themeluar, më 12 korrik 2017 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, më 12 korrik 2017. Ortak i vetëm është Orest Sota (100%). Administrator është Arjan Haxhiu (nga 12.02.2015 deri më 12.02.2022). Veprimi është tërësisht ligjor dhe i vlefshëm. Adresa: Njësia Bashkiake Nr.7, Rruga “Irfan Tomini”, Pallati Bjorn, Kati 2.

“Orest Sota” me numri NIPT-i: L41511013D (Shërbim konsulence financiare). “Orest Sota”- Emri Tregtar “Sota”. Është themeluar, më 11 mars 2014 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, më 11 mars 2014. Më parë figuronte si Farmaci”, por e ndryshoi emrin në “Shërbim konsulence financiare”. Adresa: Njësia Bashkiake Nr.7, Rruga “Irfan Tomini”, Pallati Bjorn, Kati 2.

 

 

/TPZ.AL/