X

Kristi Pinderi largohet nga Shqipëria: Kam marrë kërcënime me vdekje

 

Kristi Pinderi, i njohur në Shqipëri si aktivist për të drejtat e  komunitetit LGBT, është larguar nga Shqipëria.

Pinderi, në një artikull për “Dailyxtra.com” ka folur për situatën e vështirë në të cilën gjendet komuniteti LGBT në Shqipëri, dhe arsyet që e kanë detyruar të largohet drejt Kanadasë, së bashku me partnerin e tij.

“Duke qenë një çift aktivistësh gay, jetët tona ishin në rrezik. Para se të largoheshim, kemi marrë dhjetëra kërcënime me vdekje në rrjetet sociale – kërcënime që nuk mund ti injoronim.”

“Unë nuk mund të udhëtoja me transport publik dhe hezitoja të dilja për pazar apo të shkoja në restorante, sepse njerëzit më njihnin dhe shpesh konfrontohesha me ta. Më quanin ‘të pamoralshëm’ dhe më paralajmëronin se ‘zoti do të më ndështonte” , shprehet Pinderi.

Ai thotë se ka marrë kërcënime serioze për jetën dhe se shpesh ka qenë target i sulmeve të ndryshme.

“Kam marrë shumë mesazhe në facebook-un tim personal, ku më kërcënonin se do të më varnin, apo mesazhe ku thuhej se Hitleri duhej të ngjallej për t’u marrë me njerëzit si unë. Të tjerë më kanë kërcënuar se do të më digjnin me acid. Më kanë thyer pasqyrat e makinës pesë herë. Në të gjithë lagjen time, vetëm makina ime vandalizohej – asnjë makinë tjetër nuk është dëmtuar”.

Dailyxtra.com / TPZ.AL